Futboll Sport

VDEKJA TRAGJIKE E EMILIANO SALA/ Zbulohen detaje të reja shokuese

Detaje të reja janë hedhur mbi aksidentin tragjik të vdekjes së futbollistit Emiliano Sala. Sulmuesi argjentinas ishte ekspozuar ndaj një niveli të dëmshëm të monoksidit të karbonit, përderisa po udhëtonte me aeroplanin që u rrëzua mbi Kanalin Anglez në janar. Këtë lajm e bënë të ditur hetuesit.

Në janar, sulmuesi argjentinas Emiliano Sala vdiq gjatë udhëtimit të tij nga Nantes në Cardiff, pasi e kompletoi transferimin e tij në Cardiff City për 15 milionë sterlina, që theu rekordin e klubit.

Ai dhe piloti David Ibbotson, trupi i së cilit nuk është gjetur ende, ishin të vetmit njerëz në atë aeroplan.

Një raport i lëshuar nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka zbuluar se dyshja i ishte ekspozuar një gazi vdekjeprurës. Kjo u mësua pas testeve të gjakut që iu bënë Salas.

“Testet e toksikologjisë së gjakut të pasagjerit treguan se ai e kishte gjakun 58 për qind të ngopur me monoksid karboni. Ngopja me mbi 50 për qind të kësaj molekule konsiderohet fatale te cilido individ i shëndetshëm”, thuhet në raportin e lëshuar nga AAIB.

Futbollisti 28-vjeçar kishte qenë duke udhëtuar atë ditë, më 21 janar, pasi e kishte kompletuar transferimin nga Nantesi në Cardiff City.

Aeroplani u gjet tri javë pasi ishte rrëzuar. Përderisa trupi i Salas u gjet në rrënojat e aeroplanit, piloti Ibbotson mbetet i zhdukur.

Related posts

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Vuante nga sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-arbitri shqiptar i UEFA-s… (FOTO)

Delo.autor

PSG-ja nuk mjaftohet me BUFFONIN, kampionët e Francës gati “grabitjen” në Angli

Isa.Autor

Teknologjia VAR, edhe një vend tjetër nis aplikimin e tij

Q.Autor

Leave a Comment