Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL “PREK QIELLIN”/ Ja të gjitha rekordet që mund t’i thyejë në vitin 2020

Në Premier League (që kur e mori këtë emër kampionati anglez), Liverpool nuk e ka fituar kurrë titullin. I shkoi shumë afër në vitin 2019 dhe në raste të tjera, por pa pasur sukses. Dështimi edhe në vitin 2020 duket i paimagjinueshëm, duke marrë parasysh distancën e madhe nga vendi i dytë.

Me +22 pikë nga Manchester City, “Reds” po fluturojnë drejt titullit kampion. Ndoshta do ta bëjnë këtë duke thyer disa rekorde historike të kompeticionit në fjalë. Tashmë janë arritur dy rekorde. I pari: starti më pozitiv në Premier League (21 fitore në 22 javët e para, më mirë se Manchester City në 2017-2018). I dyti: fitorja e 24 shkurtit kundër West Ham solli suksesin e 20-të radhazi në kampionat. Kësisoji, Liverpool arriti rekordin e “qytetarëve”, të regjistruar midis marsit 2011 dhe marsit 2012.

Mbeten për t’u thyer edhe tetë rekorde të tjera të mundshme nga Jurgen Klopp dhe të tijtë në këtë sezon të Premier League. Ato janë si më poshtë:

Fitoret radhazi – 19 janë deri më tani, sa rekordi i Manchester City në vitin 2017.

Ndeshje radhazi pa humbje – Liverpool nuk është rrëzuar në 44 ndeshje të njëpasnjëshme. Mbeten edhe 6 ndeshje të tilla për ta kaluar Arsenalin e sezonit 2003-2004.

I pamposhtur në kampionat – Vetëm Arsenali i Wenger ka arritur më shumë sukses në këtë drejtim, në sezonin 2003-2004: Liverpool dëshiron ta tejkalojë.

Fitore në një kampionat – Manchester City mori 32 fitore në kampionatin e kaluar, çka ishte thelbësore për ta mposhtur Liverpool-in në garën e titullit. Tani, “Reds” janë në kuotën e 26 fitoreve, kampionatin aktual.

Më shumë pikë në Premier League – Në sezonin 2017-2018, Manchester City e mbylli kampionatin me 100 pikë. Liverpool mund të arrijë në 112 pikë këtë sezon, me ritmin që ka deri tani.

Fitoret në shtëpi – Deri më tani ka 14 fitore, që janë 5 të tilla larg thyerjes së rekordit përkatës në Premier League.

Fitore në transfertë – 12 triumfe larg nga shtëpia për Liverpool. Mungojnë edhe 5 fitore në transfertë, për ta kapërcyer Manchester City e sezonit 2017-2018.

Ditë pa humbje – Midis sezonit 2003-2004 dhe atij 2004-2005, Arsenali kaloi 537 ditë pa humbur. Liverpool është në kuotën e 421 ditëve aktualisht. “Reds” nuk duhet të humbasin në këtë kampionat, për ta thyer rekordin e “Topçinjve”.

Related posts

NËSE NUK FITON NDAJ SKOCISË/ FSHF do të marrë këtë vendim drastik për Panuccin

Isa.Autor

Meksika i jep “leksion” dhe “turpëron” Gjermaninë e “brishtë” të Low (VIDEO)

Sadik.Autor

TONALI U TRANSFERUA TEK “DJALLI”/ I njëjti lojtar dhe dy module, ja si luan Milan në sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment