Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Nesta bëhet trajner i këtij klubi në Itali

Tashmë është zyrtare, Alessandro Nesta merr drejtimin e Frosinones në Serinë B.

Ashtu sikurse pritej, ish-mbrojtësi i Milanit ka marrë përsipër të rikthejë këtë skuadër në elitën e futbollit italian.

“Frosinone komunikon se ia ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë Alessandro Nestës. Trajneri i ri i verdhekaltërve ka firmosur kontratë 2-vjeçare dhe do të prezantohet të mërkurën, në orën 11:30, në ambientet e stadiumit Benito Stirpe”, thuhet në njoftimin zyrtar të Frosinones.

Sezonin e kaluar Nesta ishte në krye të Perugias, duke e mbyllur sezonin në vendin e 8-të, i fundit i zonës “Play Off”, por u eliminua nga Verona që në çerekfinale me rezultatin e thellë 4-1.

Related posts

Rezultate të çmendura, Marseille & Salzburg përmbysin, Arsenal dhe Atletico OK

Sadik.Autor

Roma dhe Interi janë të interesuara për Mario Balotellin

Sadik.Autor

ANALIZON AKTIVITETIN NË “BERNABEU”/ 99 milionë euro çdo vit për 73 lojtarë, ja si e bëri Perez Real Madridin galaktik

Delo.autor

Leave a Comment