Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Rafa Benitez largohet nga drejtimi i klubit anglez…

Newcastle United duhet të gjejë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit anglez dhe spanjolli Rafa Benitez nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjatjen e bashkëpunimit, me kontratën aktuale që skadon më 30 qershor.

59-vjeçari ka shpenzuar pak më shumë se tre vjet në krye të “qymyrxhinjve”, kur mori detyrën pas largimit të Steve McClaren në mars të vitin 2016.

Planet për të zgjatur marrëveshjen dështuan, pasi bisedat mes përfaqësuesve të tij dhe pronarit, Mike Ashley, nuk kishin shumë pika të përbashkëta.

Këtë të hënë, klubi i Newcastle konfirmoi largimin e Benitezit nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Me zhgënjim njoftojmë se Rafael Benítez do të largohet nga Newcastle United pas skadimit të kontratës së tij më 30 qershor 2019. Kemi punuar shumë për të zgjatur kontratën e Rafas për një periudhë të konsiderueshme kohe, megjithatë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje me përfaqësuesit e tij”.

Bashkëpunëtorët e Rafas, Paco de Miguel Moreno, Antonio Gómez Pérez dhe Mikel Antia, gjithashtu do të largohen nga klubi më 30 qershor.

Related posts

BUKUROSHJA SEKSI/ Lautaro “zhbllokohet” edhe jashtë fushe, Agustina “goli” më i bukur (FOTO)

Isa.Autor

NBA/ Ja dhurata që LeBron i bëri skuadrës para ndeshjes me Indiana

Sadik.Autor

Franck Ribery drejt fundit të aventurës bavareze/ Francezi do të transferohet në Arabinë Saudite

Sadik.Autor

Leave a Comment