Futboll Sport

GUARDIOLA TREMBET NGA SARRI/ Stakon 120 milionë euro për yllin e Serie A

Napoli, sipas vullnetit të Carlo Ancelottit, nuk ka ndërmend ta privojë veten nga lojtarët e tij më të mirë, ndër të cilët është sigurisht mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly. Në të njëjtën kohë, megjithatë, presidenti De Laurentiis e ka bërë të ditur se për figura të caktuara gjërat mund të ndryshojnë. Sipas edicionit të sotëm të “Tuttosport”, Manchester City i Pep Guardiolës është i gatshëm t’i stakojë në tavolinë klubit napoletan shumën e konsiderueshme prej 120 milionë eurosh për Koulibaly. Kjo ka qenë kërkesa e De Laurentiis, deri tani.

“Qytetarët” kanë nxituar në këtë drejtim, duke parë edhe interesimin e kampionëve italianë për mbrojtësin e fortë qendror. Trajneri i ri i Juventusit kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me senegalezin, gjatë drejtimit të Napolit, ndaj mund ta bëjë më së miri shkesin në këtë operacion. Guardiola e di këtë gjë, ndaj ka përmbushur kërkesën financiare të klubit Italian për Kuolibaly.

Një faktor në anën e Juventusit në rastin konkret do të ishte bindja e lojtarit për të qëndruar në Itali. Për momentin, megjithatë, duhet thënë se bardhezinjtë janë të angazhuar për De Ligt. Për të mundur konkurrencën e PSG për holandezin, 70 milionë euro iu ofruan Ajax-it (dhe një kontratë 5-vjeçare për 19-vjeçarin).

Related posts

Shënohen gjashtë gola në derbin kroat, tre prej tyre u shënuan nga shqiptarët

Q.Autor

DISFATA ME ANGLINË I BËN GJËRAT MË TË VËSHTIRA/ Ja si kualifikohet Italia për në Europianin e Gjermanisë

F.autor

Cristiano Ronaldo: E adhuroj tenisin, ja sportisti im i preferuar

Isa.Autor

Leave a Comment