Formula 1 Sport

SHKRUAJTI HISTORINË NË FORMULA 1/ Ferrari i Michael Schumacher del në ankand, ja shifra e “çmendur”

“Unë jam Michael Schumacher dhe pas më vjen historia!”. Është kjo motoja që ndjek pilot gjerman, që shkroi historinë në disiplinën e Formula 1.

Plot 7 tituj të fituar dhe shumë histori të lënë pas. Sezoni më i bukur i gjermanit, i cili po kalon një situatë kome prej vitesh, është padyshim ai i vitit 2002, ku edhe arriti që të fitoj titullin.

Atë sezon, ai fitoi në Australi, Brazil, San Marino, Spanjë, Austri, Kanada, Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Japoni.

Schumacher nuk e përdori në çdo pistë makinën e llojit, F2002, por pavarësisht kësaj mjeti i përdorur prej tij do të dalë në ankandin e Abu Dhabi.

Njëvendëshja vlerësohet me rreth 5.5 milionë euro, por shifrat mund të rritet duke parë edhe interesin e disa prej blerësve, që janë gati të paguajnë edhe më shumë vetëm për të pasur atë makinë në garazhin e tyre.

Sidoqoftë, pavarësisht shumës që RM Sotheby do të fitojë nga kjo shitje, një përqindje e tyre do të shkojë në Fondacionin Keep Fighting, e frymëzuar pikërisht nga Schumacher.

Related posts

I përfundoi kontrata/ Ish- lojtari i Tiranës largohet nga Shkëndija e Tetovës

Sadik.Autor

INTER-JUVENTUS/ Italia “mban frymën” sonte, “Zikaltërit” 5 vite pa fitore në “San Siro”

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Elbasani blindon krahët e mbrojtjes, një brazilian firmos me skuadrën “verdheblu”

Delo.autor

Leave a Comment