Futboll Seria A Sport

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR YLLIN E EKIPIT/ Igli Tare: Nuk e shesim Milinkovic-Savic tek…

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka insistuar se në drejtim të klubit kryeqytetas nuk ka asnjë ofertë për Sergej Milinkovic-Savic.

Kishte raporte të shumta ditëve të fundit që PSG është gati për ta kompletuar blerjen e mesfushorit serb për 80 milionë euro.

“Nuk kam asgjë për të thënë sepse as nuk kemi pasur bisedime për këtë gjë”, tha Tare për gazetën e “Le Parisien”.

“Ne nuk kemi nevojë që ta shesim Milinkovic-Savic, kjo është vetëm një thashetheme e shkruar nga një gazetë. Nuk kam ide çfarë çmimi do të jetë, sepse nuk mund të flas për një gjë që nuk është e vërtetë”, vijoi ai.

80 milionë euro nga PSG-ja?“Janë vetëm thashetheme. Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Paris Saint-Germain”, përfundoi ai.

Related posts

“NUK KA NEVOJË PËR SHPJEGIME”/ Rudiger kritika Chelsea-t: Nuk mund të luash ashtu ndaj Manchester City

Delo.autor

PRESIDENTI I “KUQEZINJVE”/ Paolo Scaroni premton: Milani do kryejë edhe një goditje “big”

Delo.autor

Anglia në gjysmëfinale, Suedia e dobët para ishullorëve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment