Futboll Sport

PAS FITORES HISTORIKE NGAJ ÇEKISË/ Flet mbrojtësi Aliti: çelësi i suksesit ishte…

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, u shpreh mjaft i lumtur për fitoren ndaj Republikës Çeke. Pas fitores, Aliti u shpreh se pavarësisht mungesave, çelësi i fitores ishte grupi i ekipit.

Fitorja e sotme…

Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë, Çekia është një kombëtare e fortë. Sot, çelësi i suksesit ka qenë grupi.

Mendon se mungesat ndikuan?

E vështirë ta thuash tani. Është folur shumë para ndeshjes, dhe nuk është e lehtë për t’i zëvendësuar, por sot, të gjithë që kanë luajtur, kanë dhënë maksimumin për fitoren.

Shumë punë në mbrojtje…

Sot kemi pasur më shumë punë në mbrojtje. Çekia ka sulmuar shumë. Mbrojtësi i parë ishte Muriqi sot. Ka luftuar e ka mbrojtur shumë, edhe si sulmues. Ka bërë një ndeshje fenomenale.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Di Francesco: Nuk jemi mësuar të luajmë në atë atmosferë

Sadik.Autor

U përfol për romancë me Ronaldon/ Modelja 28-vjeçare “peshkon” aktorin 45-vjeçar (FOTO)

Isa.Autor

Pëlqen Messin dhe kushtoi 1600 euro, gjjithçka që duhet të dini për talentin e Milan…

Sadik.Autor

Leave a Comment