Futboll Seria A Sport

IGLI TARE U KËRKUA ME NGULM NGA “KUQEZINJTË”/ Presidenti i Lazios: Tare bëri zgjedhjen e duhur…

U kërkua me ngulm nga Milani, por në fund vendosi të qëndronte te Lazio, pasi besoi te projekti i Claudio Lotitos.

Në një intervistë, presidenti i klubit bardhekaltër ka folur pikërisht për drejtorin sportiv të skuadrës së tij, duke shtuar se nuk i ka pëlqyer aspak mënyra sesi Milani ka dashur të bëjë për vete shqiptarin.

“Nuk jam kontaktuar në asnjë moment nga drejtuesit e Milanit dhe kjo gjë nuk më ka pëlqyer fare. Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë, por çdo klub ka stilin dhe mënyrën e tij. Zgjedhja e Tares është logjike, Lazio në këto momente është një skuadër me një strukturë shumë herë më të mirë se Milani, këtu punohet mirë”, deklaroi në fund të fjalës së tij Lotito.

Related posts

Anthony Joshua harron Wilder, gati marrëveshja me Alexander Povetkin

Sadik.Autor

BRAVO NINOS/ “Messi i ri trondit Interin”, mediat italiane nuk e fshehin zhgënjimin (FOTO)

Delo.autor

I FRIKËSOHET KORONAVIRUSIT NË SHQIPËRI/ Klubi i Wolfsburg: Konferenca për shtyp do të bëhet në…

Delo.autor

Leave a Comment