Futboll Seria A Sport

NIS “REVOLUCIONIN” NGA “THEMELET”/ Milani i sezonit të ri nis nga ky emër i madh

Milani i sezonit të ardhshëm do të nisë me Paolo Maldinin. Ish-kapiteni i kuqezinjve ka pranuar ofertën e administratorit të deleguar, Ivan Gazidis, për të marrë postin e drejtorit sportiv të “Djallit”, duke zënë kështu vendin e Leonardos.

Maldini do të kujdeset kështu për merkaton e skuadrës, madje ai tashmë e ka një përzgjedhur trajnerin. Ai do të jetë Marco Giampaolo.

Pas lamtumirave të Leonardos dhe Gattusos, kuqezinjtë, kanë nisur të ndërtojnë Milanin e sezonit të ardhshëm me Maldinin në krye, i cili në më pak se 1 vit, pas rikthimit te “Djalli”, ka fituar pushtet absolut.

Çështja e trajnerit është diçka që duhet zgjidhur sa më shpejt, në mënyrë që klubi të nisë punën në merkato.

Emri i Marco Giampaolos duket se është i duhuri për Maldinin, me trajnerin që pritet t’i japë lamtumirën Sampdorias pas tre vitesh tek kjo skuadër.

Profili i Giampaolos përmbush synimet e Milanit, sepse trajneri di sesi punohet me lojtarët e rinj në moshë.

Dëshira e “Djallit” është që sezonin e ardhshëm t’u jepet më shumë hapësirë lojtarëve të rinj dhe të talentuar.

Giampaolo pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Në pritje të përgjigjes që do të vijë nga UEFA për “Fair Play-n Financiar”, kuqezinjtë duhet të merren edhe me kontratat e Susos, Donnarummas dhe Romagnolit.

Related posts

RRJETET SOCIALE KUJTOJNË EDDIE GUERRERO/ 15 vitë më parë vdekja e wrestler-it më të dashur (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Portugali-Francë. Rezultati 2-2

Delo.autor

E BUJSHME/ Ish-trajneri i Realit kthehet në La Liga! Rrogë “faraonike” tek një klub modest

Delo.autor

Leave a Comment