Champions League Futboll Sport

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ Pirlo befason me deklaratën: Origi ishte për tu rrahur nëse…

Andrea Pirlo, nga studiot e “Sky Sports” lëshon kritika të forta ndaj dyshes së Totenhemit, Eriksen-Dele Ali, por çuditërisht “njollos” edhe paraqitjen e Divok Origit, autorit të golit që vulosi finalen e Championsit në favor të Liverpulit në minutën e 87-të (2-0).

Pavarësisht dopietës ndaj Barcelonës në përmbysjen e çmendur në gjysmëfinalen në “Anfield” dhe golit në finalen e Madridit, ish-kampioni italian nuk mbeti i surprizuar për mirë nga sulmuesi belg i Klopit:

“Divok Origi hyri shumë keq në fushë. Ajo e tij nuk ishte një sjellje e duhur për një finale Champions-i. Nuk më pëlqeu aspak. Nëse nuk do të kishte shënuar, do ishte për t’u rrahur”.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juves nuk kursen as dy “fantazma” të skuadrës së Pochetinos.

“Totenhemi tregoi mungesë karakteri. Kishte lojtarë si Cristian Eriksen dhe Dele Ali të cilët nuk e donin topin. Kishte shumë pak cilësi në mesfushë dhe incidenti i penalltisë bëri të gjithë diferencën. Por mos më keqkuptoni. Ky është një trofe totalisht i merituar nga skuadra e Liverpulit për sezonin që ka bërë, por edhe për tifozët e tyre të mrekullueshëm”.

Në të njëjtin mendim me opinionistin 40-vjeçar, ishte edhe redaksia e spanjolles “Marca”, që paraqitjes së Dele Alit nuk i vuri fare notë.

Related posts

MAHNITËS DHE SPEKTAKOLAR/ Pasardhësi i De Bruyne luan me Arsenalin

Isa.Autor

E BUJSHME/ Gara për ‘Topin e Artë’, Messi zbret nga podiumi, ngjitet Modric

Isa.Autor

INTER/ Spalletti qetëson tifozët: Nuk jemi në krizë

Q.Autor

Leave a Comment