Futboll Sport

MERKATO NIS VRULLSHËM/ Ja 5 blerjet më të shtrenjta deri tani

Merkatoja e verës filloi më 1 qershor, ndërsa padyshim Real Madridi mbetet klubi që e nisi më vrullshëm këtë sezon blerjesh.

“Los Blancos” kanë blerë lojtarin më të shtrenjtë deri tani, duke nënshkruar me Eden Hazard për 100 milionë euro nga Chelsea.

Ylli belg pasohet nga Lucas Hernandez i Atleticos, që do të veshë fanellën e Bayern Munchen nga sezoni i ardhshëm për 80 milionë euro.

Vendi i tretë si transferimi më i shtrenjtë këtë verë mbahet nga fantazisti i Ajax, Frenkie De Jong, i cili kaloi te Barcelona për 75 milionë euro.

Vendi i katërt dhe i pestë i takon futbollistëve të blerë nga Reali, me sulmuesin Luka Jovic që kushtoi 70 milionë euro dhe mbrojtësi Militao 50 milionë euro.

Related posts

Juraj Venglos: Gerrard është një “pikë referimi” për Hamsik

Sadik.Autor

E TRISHTUESHME/ Owen zbulon dramën: Djali im nuk do të jetë kurrë një futbollist pasi vuan nga…

F.autor

Ja për cilin ekip bën tifo Alexis Sanchez në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment