Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA MILAN PAS 7 SEZONESH/ Ja ku mund të transferohet Montolivo

Rikadro Montolivo u largua nga Milani, pas 7 sezonesh, shumë i pakënaqur me sjelljen e klubit ndaj tij.

Mesfushori italian, tashmë e ka lënë pas aventurën kuqezi dhe është duke kërkuar për një skuadër tjetër, për të vazhduar karrierën e tij.

Siç raporton media turke “Fanatik”, ish-kapiteni i Milanit, mund të shkojë në Turqi, te Gallatasaraj. Klubi turk ia ka propozuar trajnerit të skuadrës, Fatih Terim dhe ai pritet të japë një përgjigje definitive për ta afruar ose jo.

Mbetet të shihet me interes se ku do të vazhdojë karrierën mesfushori italian.

/PANORA

Related posts

Neymarit “i thyejnë këmbët” në Brazil “dehen” me faullat e tij

Isa.Autor

FIFA nis hetimet, bllokon transferimin e Griezmann te Barcelona

Sadik.Autor

TIRANA NUK GJEN PAQE/ Mbrojtësi përplaset me trajnerin. Egbo e ndëshkon, por Halili…

Delo.autor

Leave a Comment