Boks Sport Të tjera

MJAFTOJNË DY RAUNDE/ Tyson Fury triumfon me lehtësi ndaj Schwarz (VIDEO)

Tyson Fury ka vërtetuar edhe një herë se është njëri prej më të mëdhenjve të peshave të rënda në boks.

Boksieri britanik ka fituar edhe meçin e tij të radhës, duke mposhtur gjermanin Tom Schwarz.

Mjaftuan vetëm dy raunde që ‘Gypsy King’ ta mbyllte me nokaut teknik takimin, për të vazhduar rekordin pozitiv pa humbje.

Schwarz e kishte të pamundur që t’i përballonte apo t’iu shmangej goditjeve të  Fury, duke obliguar gjyqtarin që t’i jepte fund takimit më herët.

Fury tashmë po synon që të aranzhojë një revansh me kampionin e WBC, Deontay Wilder, ku do të kontestonte rripin e amerikanit.

Related posts

REKORD HISTORIK/ “Jashtëtokësori”, 50 gola në një vit kalendarik për herë të… (FOTO)

Delo.autor

Jo vetëm në futboll, Barcelona e mposht Realin edhe në basketboll

Q.Autor

“DËSHIROJMË TA NISIM SA MË MIRË SEZONIN DHE…”/ Sulmuesi Giroud: Ja sekreti për një ecuri të mirë

Delo.autor

Leave a Comment