Futboll Sport

NGA PASIONET TEK TRAGJEDIA/ Ja kush ishte Florijana Ismaili që u zhduk në liqen

Futbollistja me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili rezulton e zhdukur prej ditës së djeshme në liqenin e Komos. 24-vjeçarja, e cila përfaqësonte Zvicrën dhe ishte pjesë e Jang Bojsit, shkoi për pushime me shoqet e saj, ndërkohë që pasi u fut në liqen nuk arriti të dilte më.

Polumbarët nisën menjëherë nga puna për të gjetur trupin e 24-vjeçares, që rezulton e zhdukur prej orës 16:30 të ditës së shtunë.

Po kush është Florijana Ismaili? Ajo lindi në Aarberg, 24 vjet më parë dhe u rrit me dy vëllezër në rrethin e Seelandit (Kantoni i Bernës). Prindërit me origjinë shqiptare u shpërngulën në Zvicër për shkak të kushteve të vështira ekonomike, një krizë që erdhi si pasojë e konflikteve në ish-Jugosllavi. Florijana trashëgoi pasionin e tij për futbollin nga babai i saj: topi, që në moshë të vogël, ishte shoqëruesi më besnik i shqiptares. Mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e një trajneri që e pa atë të luante në “Credit Suisse Cup”, ligën zyrtare të futbollit të Zvicrës, në të cilën më vonë ajo u bë ambasadore zyrtare.

Në fillim mediat zviceriane raportojnë se prindërit e Florijanës ishin skeptik që vajza e tyre të luante futboll, teksa më pas u bindën. Në moshën 10-vjeçare, shqiptarja iu bashkua klubit të FC Ëalpersëil, ndërsa në moshën 15-vjeçare u transferuar tek ekipi i të rinjve të Jang Bojsit. Një vit më vonë ajo kaloi në ekipin e parë, duke fituar titullin kombëtar. Në vitin 2014 Florijana Ismaili debutoi me Zvicrën në Kupën e Botës, duke u shndërruar në një nga lojtaret më të rëndësishme të kombëtares helvete.

Kaosi emocional – Për Florijana Ismaili futbolli është “kaos emocional”, një shprehje e përdorur për të përshkruar rrjedhën e emocioneve që e goditën kur në vitin 2017 ajo duhej të përballet me Shqipërinë, ekipin kombëtar të prindërve, teksa mbante veshur fanellën e Zvicrës. Një moment shumë emocional, siç pranoi edhe futbollistja.

svizzera_2-kShF-U340487117503ZoF-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Pasionet dhe shpresa – Pasioni për libra dhe një personalitet i fortë, i cili i lejoi që të zhvillonte aftësitë e saj në fushë. Me kalimin e kohës, u bë kapitenia Jang Bojs. Ismaili e nisi si sulmuese, por më pas u spostua si mesfushorë. Me kombëtaren Ismaili luajti 33 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Në një intervistë në kanalin Youtube “Credit Suisse Cup” futbollistja shqiptare pati deklaruar: “Momenti më i mirë i karrierës sime? Kupa e Botës në Kanada në vitin 2015, kur kemi luajtur para 54 mijë spektatorëve.

Related posts

Lotito “i dashuruar” me SHQIPTARËT/ Gati nënshkrimi me ish-lojtarin e Torinos

Isa.Autor

KOMBËTARJA E FEMRAVE/ Sfidat e kualifikuesve të Botërorit, trajneri Grima zbulon listën kuqezi

F.autor

VLLAZNIA ZGJEDH KAPITENIN E RI/ Futbollisti shkodran: Asgjë nuk ndryshon, do të jem më i përgjegjshëm

Delo.autor

Leave a Comment