Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA GATI PËR EUROPËN/ Shkëmbi mbyll merkaton dhe mendon për…

Teuta sot ka mbyllur ditën e 11-të përgatitjeve në Bullgari dhe deri tani gjithçka shkon sipas planit. “Djemtë e detit” vazhdojnë të punojë sipas programit të stafit teknik. Faza përgatitore në Bansko të Bullgarisë është shumë e rëndësishme për nivelin që duhet të arrijë skuadra për kualifikueset europiane dhe kjo ka bërë që futbollistët të jenë në atmosferë pozitive.

Ritmi i stërvitjeve vazhdon të jetë i lartë, skuadra punoj sot me një seanca të kombinuara për akumulim të forcës, kondicionit fizik, pa lënë pas pjesën tekniko-taktike.

Teuta ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës për të bërë realitet synimet në sezonin e ri që fillojnë me kaliumin e Ventspils, por edhe titulli në sezonin e ardhshëm. Deri më tani janë afruar Darko Nikaç, Albanio Aleksi, Orjan Xhemalaj, Xhonatan Lajthia, Arlind Kalaja, Aleksandër Kuro, Todorovski e Rustem Hoxha.

Ndërkohë që janë larguar Kamara, Bicaj, Hakaj, Vajushi apo dhe Traore. Por, duket se me këtë grup që ka aktualisht në dispozicion, trajneri Blendi Shkëmbi e sheh të kompletuar skuadrën në prag të sfidave europiane. Ndonëse mund të ketë lëvizje të tjera, por vetëm pas Europës.

Related posts

Merr fund dilema/ Emre Can firmos një kontratë 4-vjeçare me Juventusin

Sadik.Autor

LARGIMI I POGBA NGA MANCHESTER UNITED/ Solskjaer tregon të ardhmen e mesfushorit francez

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Juventus me fanellën speciale: Emrat dhe numrat në stilin… arab (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment