Futboll La Liga Sport

PËRGATIT REVOLUCIONIN E BUJSHËM/ Barcelona do rinovohet, do skarcohen 10 lojtarë

Dy goditjet e fundit të sezonit nga Liverpooli dhe Valencia për Barcelonën, bënë që katalanasit të zgjohen dhe të shohin se çfarë do të bëjnë sezonin që vijon.

Sipas “The Mirror”, Barcelona do të nisë një herë nga skarcimet dhe më pas do të blejë lojtarë të rinj.

Pra, klubi katalanas po përgatit një revolucion në përbërjen e ekipit

Vermalen, Murijo, Boateng, Silesen, Semedo, Umtiti, Andre Gomez, Denis Suarez, Malkolm dhe Kutinjo, janë 10 lojtarët që Barcelona ka nxjerrë në shitje.

Gjithashtu në ndjekje është dhe Ivan Rakitiç. Nëse në dyert e klubit do të vinte një ofertë e mirë, katalanasit do ta linin të largohej kroatin.

Pas këtyre skarcimeve, klubi do të hidhet në sulm për të gjetur emra cilësorë për çdo repart.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Memelli: Besoj te skuadra dhe te djemtë. Nuk po kalojmë një moment të mirë

Delo.autor

KONFIRMON SUPER DUELIN/ Boksieri Joshua: S’kam asnjë dyshim, gati të përballem me Fury vitin tjetër

Delo.autor

BUNDESLIGA/ DORTMUNDI me 10 lojtarë i merr pikë Hoffenheimit, fiton edhe Hertha Berlinit

Isa.Autor

Leave a Comment