Futboll La Liga Sport

POGBA VENDOS TË LARGOHET NË VERË/ Mesfushori zgjedh mes Juventus dhe “Los Blancos”, ja dëshira e tij

Pol Pogba e ka vendosur të largohet këtë verë nga Mançesteri. Mesfushori, edhe pse kaloi një nga sezonet më të mira në aspektin personal, sërish në Angli është përballur me shumë kritika. Ndërkohë, këtu shtohet edhe fakti se Junajtid nuk merr pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, atëherë francezi ka përgatitur valixhet.

Dy janë klubet e interesuara për Pogba. Reali i Madridit dhe Juventusi. Në fakt, pritet një garë e fortë, në të cilën një peshë të madhe do ta ketë dëshira e Pogba. Së fundmi, nga Italia ka ardhur një sinjal i fortë mbi të ardhmen e 26-vjeçarit. Mesa duket përfaqësuesit e Pogba, kanë takuar ata të Juventusit për të diskutuar rikthimin e mesfushorit në Torino.

Një lajm, i cili është konfirmuar edhe nga i mirënjohuri në çështjet e merkatos, Xhanluka Di Marcio. Ndërkaq, francezi ka shpërfillur kërkesën e patriotit të tij Zidane për t’iu bashkuar te Reali, teksa Pogba do të ishte i lumtur të vishte sërish fanellën bardhezi, me të cilën u kthye në një nga më të fortët në rolin e tij.

Related posts

EKIPI ANGLEZ HEDH SYTË TEK LYON/ Manchester City ofron 45 milionë euro për Ndombele

Isa.Autor

Real Madrid 2:1 Leganes, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ AJAXIT PO AFRON/ Ja plani B i Allegrit për Cristiano Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment