Futboll Ligue 1 Sport

SURPRIZON ME DEKLARATËN/ Legjenda Stojckov: Historia e Messit është një gënjeshtër e madhe

Hristo Stojçkov nuk është aspak i qartë për atë që ka ndodhur te Barcelona me Lionel Mesin. Legjenda bullgare e katalanasve thotë se në këtë histori ka gënjeshtra dhe të pavërteta të mëdha, por vetëm koha do t’i tregojë.

Ai sigurisht që thumboi drejtuesit e klubit për mënyrën e gabuar në menaxhimin e skuadrës. “Është diçka e vështirë që të pranosh largimin e Lionel Mesit. Ai ishte legjenda dhe lideri i skuadrës. Ka bërë histori këtu dhe besoj që nuk do të zëvendësohet nga të tjerët.

Nuk e kam kuptuar ende se çfarë ndodhi, por kjo histori është me shumë të fshehta dhe ka një gënjeshtër të madhe në mes. Nuk e di kur do të zbulohet, por klubi mund të kishte bërë më mirë për ta mbajtur dhe për ta rinovuar kontratën e tij. Barcelona ka humbur shumë në aspektin sportiv dhe në atë të imazhit. Duhet shumë punë për ta korrigjuar këtë situatë”, ka thënë Stojçkov.

Related posts

Andre SILVA “bën” RONALDON/ Portugalia mposht “fëmijët” e Italisë (VIDEO)

Isa.Autor

E SHKARKUAN NGA BAYERN/ Niko Kovac merr drejtimin e klubit tjetër të madh

Delo.autor

E PAPRITUR/ SKËNDERBEU nuk shkon “vetëm” në CAS, UEFA përjashton klubin e njohur

Isa.Autor

Leave a Comment