Futboll Seria A Sport

RONALDO APO DYBALA NË SULM? Sarri jep këtë përgjigje surprizë

Juventusi ditën e sotme ka prezantuar Maurizio Sarrin.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian nuk kurseu elozhet për Cristiano Ronaldon.

Por i pyetur nga gazetarët se cilin prej dyshes Dybala-Ronaldo do të zgjedhë në sulm, Sarri dha një përgjigje diplomatike:

“Me këto cilësi ata mund të luajnë të dy por në role të ndryshme. Ajo që do të ndryshojë është interpretimi i rolit, ndërsa ekipi duhet të përshtatet”, tha fillimisht ai.

Ronaldo? “Dua të ndikojë për mirë te rekordet e Ronaldos. Po flasim për një top-lojtar, atë që qëndron më lartë se të tjerët që kam stërvitur. Do të doja ta ndihmoja që të arrinte shifra më të rëndësishme. Kam stërvitur edhe te Chelsea apo te Napoli lojtarë shumë të mirë”, vijoi ai.

Skema? “Duhet të dimë se cilët janë 2-3 lojtarët që do të bëjnë diferencën dhe më pas t’i vendosim nën kushtet që të bëjnë diferencën. Në vitet e fundit unë kam luajtur me 4-3-3 dhe nuk kam luajtur prej vitesh me trekuartist. Te Chelsea 4-3-3 ishte shumë i ndryshëm nga skema te Napoli. Moduli është një pasojë e karakteristikave që kanë lojtarët”, përfundoi ai.

Related posts

RRËFEN MAKTHIN TEK “DJAJTË E KUQ”/ Di Maria: Falë Zotit u largova nga Manchester Unitedi, kisha probleme me…

Delo.autor

VIDEO/ PSG 4-2 Strasbourg. Strasbourg shënon, por parisienët kanë Edison Cavani

Q.Autor

“KËRKOJ GJITHMONË TË MËSOJ…”/ Leao “tradhton” Ibrën: Ja pse zgjedh CR7 para yllit suedez

Delo.autor

Leave a Comment