Futboll Ligue 1 Sport

RRËFIMI TRONDITËS I FUTBOLLISTIT HOLANDEZ/ Sulmuesi i Lyon kujton: Prej Mourinhos plagosa shokun tim…

Memphis Depay, sulmuesi i Lyonit, në autobiografinë e tij ka sjellë edhe disa kujtime nga periudha që ka kaluar te Manchester United, mes tyre edhe raportin e komplikuar me trajnerin Jose Mourinho.

“Në atë kohë trajneri Van Gal kishte arsye për të më lënë në stol. Kur erdhi Mourinho, ndihesha shumë mirë, kisha besim dhe isha stërvitur në një nivel superior, por asgjë nuk ndryshoi në situatën time, edhe pse jepja maksimumin në stërvitje”, kujton holandezi.

“Edhe lojtarë si Ibrahimovic, Pogba apo Carrick pyesnin si ishte e mundur që nuk më jepej mundësia të luaja. Mourinho më tha se ishte shumë i kënaqur nga puna ime në stërvitje, nga sjellja ime, por nuk ka dha kurrë shansin të luaja.

Dhe në atë moment më bëri ta humb durimin, më iku truri. Pas stërvitjes u ktheva në shtëpi dhe nuk doja të shihja askënd. Po kaloja një moment shumë të vështirë dhe që përkeqësohej çdo ditë. Ndonjëherë ky tension më bënte që të shpërtheja. Isha nervoz dhe një ditë plagosa edhe mikun tim më të mirë në shtëpi. Më erdhi shumë turp. Aty preka fundin dhe u surprizova edhe vetë nga sjellja ime”, ka rrëfyer sulmuesi holandez i Lyonit.

Related posts

VEPRIM I ÇUDITSHËM/ I futi gishtin në prapanicë kundërshtarit, lojtari francez e pëson rëndë (VIDEO)

Delo.autor

E konfirmojnë mediat spanjolle, Real Madrid zgjedh trajnerin e ri

Sadik.Autor

Salah është golashënuesi më i mirë dhe mbreti i rasteve të humbura në Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment