Futboll Sport

MESSI-BARÇA/ Divorci ishte i pashmangshëm, “pleshti” kërkoi largimin që në 2020, zbulohet dokumenti

Divorci i Leo Messi me Barcelonën ishte një nga lëvizjet më të bujshme në tregun e transferimeve. Në Spanjë kjo çështje vijon të bëjë akoma jehonë teksa mediat zbulojnë detaje të tjera nga largimi i sulmuesit argjentinas. Ndryshe nga se u lakua, ky vendim nuk ishte aspak surprizë, Messi edhe më herët kishte kërkuar largimin e tij nga “Camp Nou”.

Messi

“Mundo Deportivo” ka zbuluar një dokument të datës 24 gusht 2020 ku Messi me anë të një letre i kërkonte presidentit të asaj kohë, Bartomeu ta linte të lirë në përfundim të sezonit 2019-2020. Messi kërkonte të largohej falas në bazë të klauzolës që kishte, kontrata i përfundonte më 10 qershor, por atë vit për shkak të COVID-19, sezoni i rregullt u shty duke përfunduar në gusht. Messi qëndroi edhe për një tjetër vit duke u larguar përfundimisht këtë verë tek PSG.

Related posts

Mallkimi i minutës së fundit, Lazio bën bllofin e sezonit me Genoan në ‘Olimpico’

Q.Autor

Manchester Siti luan “tenis” ndaj Hadërsfilldit, Aguero shënon tripletë (VIDEO)

Isa.Autor

CONTE ME DHIMBJE KOKE/ Ja sa do mungojë mesfushori Brozovic

Delo.autor

Leave a Comment