Futboll Seria A Sport

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ Plani i “UEFA-s”, gati “sanksioni” i radhës për “Kuqezinjtë”

Drejtuesit e Milanit vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me ata të UEFA-s. Në qendër të bisedimeve ishte situata e kuqezinjve në sezonet e ardhshme, gjithnjë në rast se do të kualifikohen për Kupat e Europës.

Maldini e Boban nuk duan të kapen pa përgatitur në rast renditjeje “europiane” dhe po kërkojnë një akord me UEFA-n për një penalizim lidhur me bilancet e klubit (humbje 144 milionë euro). Duke pranuar përjashtimin nga Liga e Europës, në sezonin aktual Milani bëri një hap përpara në përmirësimin e marrëdhënies me qeverinë e futbollit kontinental.

Sipas “Corriere della Sera”, kuqezinjtë do të kërkojnë një marrëveshje paraprake mbi dënimet e mundshme duke pasur edhe një lloj përparësie për sa u përket rregullave mbi të cilat duhet të shëndoshë arkat në sezonet e ardhshme. Kjo procedurë duhet t’i garantojë Milanit ecuri të rregullt në kompeticionet europiane, pa pasur frikën e ndonjë gjobe të majme apo të ndonjë sanksioni tjetër të rënë.

Related posts

Juve bën “poker”, Dybala “tris”, por duhen dy penallti për të thyer Benevento

Sadik.Autor

FITOI EUROPA LEAGUE ME CHELSEA/ Shpallet lojtari më i mirë në këtë kompeticion…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mario Balotelli nuk largohet nga Seria A, pritet të kalojë tek skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment