Futboll Sport

ISH-TRAJNERI I JUVENTUS/ Allegri merr pushime të detyrueshme: E kam pasur më të lehtë ta…

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se është detyruar ta marrë një vjet pushim nga futbolli për shkak se nuk i është bërë asnjë ofertë.

Allegri dhe Juve i ndan rrugët pas titullit të tetë radhazi në Serie A në sezonin 2018/19, i cili ishte i katërti nën udhëheqjen e trajnerit italian.

Për 51-vjeçarin, megjithatë, është përfolur se mund ta marrë drejtimin e Chelseat, gjigantit anglez që mund të mbetet pa trajneri nëse Maurizio Sarri i bashkohet Juventusit.

Por, ish-trajneri i Milanit do ta marrë një vjet pushim pas largimit nga klubi torinez.

‘E kam pasur më të lehtë ta marrë këtë vendim sesa që kam pritur, për shkak se nuk kam marrë asnjë ofertë’, tha Allegri.

‘Sot jemi këtu në këtë mot të mirë, prandaj ta shijojmë dhe kështu jemi gati për pushime’, shtoi ai.

Related posts

“KJO FITORE…”/ Vëllai i Strakoshës: Te Lazio i kanë borxh Thomasit (FOTO)

F.autor

Barcelona shfaq interes për mbrojtësin e Napolit

Sadik.Autor

GODITJE PËR GUARDIOLËN/ Titullari i Mançester Sitit jashtë fushave të blerta 4-6 javë

F.autor

Leave a Comment