Futboll La Liga Sport

SKANDALI I TRUKIMEVE NË SPANJË/ U luajtën goditjet nga këndi te ndeshja që i dha titullin Realit

Skandali i trukimeve në Spanjë ka zbuluar një seri ndeshjesh ku grupi i futbollistëve tentonte të ndikonte rezultate, por edhe disa prej tyre ku nuk kishin pasur sukses. Nga ajo që është publikuar në mediat spanjolle, rezulton se ndeshja që i dhuroi titullin kampion Real Madrid dy sezone më parë,  kishte qenë objekt trukimesh por që nuk ishin realizuar.

“El Pais” ka publikuar disa përgjime mes ish-futbollistit Karlos Aranda dhe Recio, asokohe futbollist i Malaga, ku diskutonin se ishte tentuar pa sukses të kontrollohej numri i goditjeve nga këndi në sfidën që Reali luajti në fushën e Malaga në maj 2017. Ndeshja u mbyll me suksesin 2-0 të Realit, falë golave të Kristiano Ronaldos e Benzema dhe i dha titullin ekipit të drejtuar nga Zidan.

Aranda i telefonoi një ditë pas ndeshjes sepse plani kishte dështuar. “Të kërkova 14 goditje këndi dhe u bënë 16, jeni të mbaruar”, thotë Aranda në një nga përgjimet telefonike. “Nuk i kam numëruar”, justifikohej lojtari tjetër. “Isha në shtëpi, po më ikte mendja”, shpjegoi Aranda, i cili shihet bashkë me Raul Bravo, vlerësohet si shefi i organizatës kriminale që kishte si qëllim fitimin e sasive të mëdha të parave duke manipuluar rezultate apo ngjarje të ndryshme të ndeshjeve.

Related posts

THEU RREGULLAT/ Tirana dënon sulmuesin dhe e dërgon te U-21. Ja prapaskenat…

Delo.autor

KËRKON TË PËRFORCOJË SULMIN/ Milan bën lëvizjen e papritur, zëvendëson Ibrën me yllin e Napolit…

Delo.autor

BARAZIM ME GOLA/ Juventus ndalet nga Torino dhe rrezikon zonën Champions

Delo.autor

Leave a Comment