Basketball Sport

SKANDAL/ “Njolloset” basketbolli, ekipi kampion i Kosovës “merr” suport nga shteti

Basketbolli i Kosovës është pushtuar nga një skandal i fundit që ka dalë në mediat vendase. Sipas të përditshmes “Koha Ditore” klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka kërkuar ndihmë financiare nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës në vlerën 30 mijë €. Kjo është një kërkesë e pazakontë, pasi sipas rregullores shteti financon federatat përkatëse të sportit dhe skuadrat përfaqësuese në turnetë ndërkombëtarë, jo klubet. Kontradikta qëndron te fakti se FBK, MKRS kanë lejuar ekipin kampion të basketbollit Sigal Prishtinën që të operojë me dy llogari: njëra për 30 mijë €, kur në fakt projekti i financimit i aprovuar ka qenë 20 mijë €. K

jo konsiderohet ” një skemë e mirëorganizuar e kriminalitetit ekonomik”. Ende nuk ka nisur një hetim nga organi i akuzës, po në rast se pretendimet vërtetohen Sigal Prishtina rrezikon të marrë dënime të ashpra sportive dhe financiare.

Related posts

Gafë trashanike nga arbitri në Serbi/ Shikoni pozicionin jashtë loje që ka akorduar

Isa.Autor

HALLE PA FUND/ Morata bëhet portier pa dashje, bota e internetit e masakron (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal bën dalje Granit Xhakën, telefonon Eriksen dhe Isco

Delo.autor

Leave a Comment