Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇËSHTJA “SKËNDERBEU PËR VENDIMIN E CAS/ Presidenti i klubit Takaj: Katër dëshmitarët e thirrur kundër ekipit, ishin…

Katër dëshmitarë kanë spiunuar Skënderbeun në gjyqin e zhvilluar në KAS. Është vetë presidenti Ardjan Takaj, i cili zbulon se çfarë ndodhi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Ai tregon se kompania e famshme britanike, “Starlizard”, tentoi të mashtronte panelin duke dërguar një arab për të dëshmuar.

“Kishte edhe katër dëshmitarë, të cilët nuk u identifikuan me emra, por dolën me zë të modifikuar nga një hotel afër selisë së KAS-it. Megjithatë, ne ishim të detyruar të pranonim gjithçka ata na kërkonin, pasi ishim pjesa më e interesuar në këtë çështje.

Një nga pyetjet që bëri gjyqtari i KAS për dëshmitarët ishte: ‘Ju që keni ardhur këtu për raportin e BFDS për Skënderbeun, jeni specialistë futbolli, merrni vesh nga ky sport apo keni studiuar?’ Të katër dëshmitarët janë përgjigjur: ‘Jemi thjesht operatorë kompjuterësh’.

Kjo është fjalë për fjalë edhe në vendim, në një kohë që ishin shkruar 27 faqe për Skënderbeun, por nuk u lexuan, pasi gjyqtari i KAS tha se nuk është e nevojshme.

Ndërsa një kompani nga Londra, “Starlizard”, nuk u lejua nga vetë KAS të dëshmonte, sepse rezultoi se udhëhiqej nga një bixhozxhi me emër, që kishte njëkohësisht klub futbolli dhe kompani bastesh.

Në rregulloren e UEFA-s nuk lejohet asnjë klub europian që të ketë presidentin pronar të kompanive të basteve.

Avokati ynë ndërhyri këtu, pasi ata kishin ardhur si përfaqësues të kompanisë së basteve, në një kohë që drejtohen nga presidenti i një klubi anglez.

Gjyqtari e thirri në apel përfaqësuesin e tyre, një arab me emrin Sheik, ndërkohë që avokati ynë i nxori me fakte se kishim të bënim me një kompani që udhëhiqej nga bixhozxhiu më i madh në botë, Toni Bloom.

Përfaqësuesit e kompanisë bënë të ditur se përfaqësuesi arab që dëshmonte e kishin klient dhe nuk ishte president klubi apo pronar i basteve.

Në këtë moment dolën blof, pasi ne nxorëm shkresën duke vërtetuar se kjo kompani ka një pronar të vetëm.

Menjëherë u urdhërua që të dilte nga salla. Ndërsa edhe dëshmitë e tjera i hodhi vetë poshtë paneli i KAS”, tregon Takaj për atë që ndodhi në seancën dëgjimore në Lozanë.

DYSHIMET PËR DENONCIMET

Sa u përket dëshmive anonime, i pyetur nëse ka dyshime se ndoshta një ish-pjesëtar i klubit apo qoftë edhe lojtar që ka qenë pjesë e Skënderbeut, mund të ketë folur dhe është marrë për bazë nga UEFA, Takaj e mohoi diçka të tillë.

“Dëshmi anonime janë vetëm të operatorëve të ‘Sportradar’, pra sistemit BFDS. Ky është një biznes që përfiton miliona euro nga UEFA, që ka 15 vjet që funksionon, por nuk ka asnjë rast të vetëm që me këtë sistem të jetë dënuar një klub futbolli. Ata bëjnë 32 mijë monitorime në vit dhe ka ndodhur që 16 mijë ndeshje i klasifikojnë si të dyshuara për të zbritur më poshtë te 2 mijë ndeshje që i cilësojnë si të trukuara.

Pra, në këto 15 vite i bie që të ketë 30 mijë ndeshje të tilla. Në këto 30 mijë dosje, a na lind ne e drejta të hedhim në gjyq ‘Sportradar’ që t’i publikojë këto.

Të publikohen të gjitha, sepse nuk mund të dënohet Skënderbeu për dikë tjetër. E dimë sa të pafuqishëm jemi karshi një institucioni si UEFA, por këtu kemi të bëjmë me një dënim që na ka ardhur nga persona të veçantë.

Nuk ka pas asnjë denoncim nga ish-pjesëtarë të klubit.  Absolutisht asnjë dëshmi ku të ketë një germë karshi lojtarëve, stafit dhe mua si president. KAS është i detyruar t’i tregojë, paçka se mund të mos japë emrin e personit për arsye sigurie. Nuk ka absolutisht asnjë akuzë ndaj nesh”, deklaroi presidenti i Skënderbeut, sipas panorama sport

Related posts

DERBI I “ZJARRTË” KRYEQYTETAS/ Klubi i Partizanit publikon çmimet e biletave, ja sa kushton (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zbulohet klauzola e fshehtë tek “Djajtë e Kuq”, Barcelona sjell Pogban tek…

Delo.autor

E PABESUESHME/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, bomberi Lewandowski ndëshkon Leverkusen me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment