Futboll Sport

DËMTIMI I LOJTARIT TË CHELSEAT/ Brazili mungesë të madhe në finalen e Copa America

Willian do ta humbasë finalen e “Copa America”, e cila do të luhet më 7 korrik.

Futbollisti brazilian i Chelsea vuan nga një dëmtim i muskujve të këmbës dhe trajneri Tite nuk mund ta llogarisë atë për sfidën kundër Perusë.

Mesfushori-ofensiv u largua nga fusha kundër Argjentinës, pasi e kishte të pamundur për të vijuar gjysmëfinalen.

“Testet mjekësore zbuluan një dëmtim të muskujve në ijë, koha e rikuperimit të të cilëve e bën të pamundur pjesëmarrjen e lojtarit në finalen e “Copa América”, – thuhet në deklaratën zyrtare të Federatës Braziliane të Futbollit.

Sidoqoftë, lojtari nuk do ta braktisë përfaqësuesen e Brazilin dhe finalen do ta ndjekë nga shkallët e stadiumit.

Related posts

PRAPASKENA E FRIKSHME/ ESCOBAR donte të eliminonte një SUPER EKIP futbolli

Isa.Autor

REAL MADRID I DYZUAR/ Mesfushori Ceballos: Nuk e di të ardhmen time!

Delo.autor

MILANI NË KËRKIM TË STOLIT/ Roberto Donadoni i shkel syrin: Kam dëshirë të trajnojë, por mbetet…

Delo.autor

Leave a Comment