Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E RADAS TEK TIRANA? Mema nxjerr pozën që ekzalton bardheblutë (FOTO)

Kapiteni i Skënderbeut, Marko Radas, gjendet momentalisht pa kontratë tek Skënderbeu, dhe e ardhmja e tij është e dyzuar.

Kroati mesa duket gjendet mes ofertave që i vijnë në drejtim të tij nga klube të tjera, por edhe nga ana tjetër pret vendimin e KAS-it për Skënderbeun, për të pasur më pas një ide më të qartë për të ardhmen e tij.

Por, një foto që “trazon” më shumë ujërat e merkatos, e ka postuar vetë trajneri i Tiranës, Ardian Mema në Instagram. Tekniku bardheblu, që më parë e ka pasur nën urdhrat e tij Radasin, kur ishte zv/trajner i korçarëve, ka postuar një foto ku shihet krah Radasit.

Kjo mund të jetë një “ftesë virtuale” që Mema i bën Radasit, për ta pasur tek Tirana për sezonin e ri, si një përforcim me vlera për mbrojtjen, por tashmë mbetet për t’u parë e ardhmja e kapitenit të Skënderbeut.

ardi mema

Related posts

SENSUALE/ Tifozja e Icardit feston NUDO rikthimin e Interit në Champions (FOTO)

Isa.Autor

Leverkusen-Bayern, në Gjermani luhet për finalen e kupës

Sadik.Autor

Fabregas: Ja pse Spanja u eleminua duke mos prodhuar asgjë në fushë…

Isa.Autor

Leave a Comment