Futboll Sport

TURI I DYTË I CHAMPIONS LEAGUE/ Përballja mes Feronikel dhe Shkëndija, të dy klubet kërkojnë kualifikimin

Rezultatet e ndeshjeve të para bëjnë që kampionia e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Feronikeli dhe Shkëndija e Tetovës, të jenë një hap larg kalimit në turin e dytë të Champions-it. Më të sigurt janë kuqezinjtë nga Tetova, që e kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë të luajtur në Estoni ndaj Nome Kalju.

Ndërsa Feronikeli mori një barazim dramatik, 2-2, në Uells ndaj Nju Saints. Të dyja ekipet janë pritëse sot me shpresën që do të jenë ata që do të vazhdojnë rrugën në Champions për të mos devijuar që tani në Ligën e Europës. Shkëndija TetovëNome Klaju luhet sot në orën 17:00 ) në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit.

“Pas ndeshjes së parë, kemi analizuar gabimet që i bëmë në Talin, ndërsa nesër (sot) presim që të marrim kualifikimin për në raundin tjetër”, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani. Takimi gjykohet nga një treshe zvicerane, me kryesor Alain Bieri. Feronikeli-Nju Saint do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës në orën 20:45 dhe do të gjykohet nga një treshe norvegjeze me kryesor Espen Andreas Eskasin.

Feronikeli ka nxjerrë në shitje bileta me çmim 3 dhe 15 euro për këtë takim, por presidenti i klubit, Naser Ramaj, ka vendosur që të shpërndajë falas rreth 3 mijë bileta, në mënyrë që skuadra të ketë mbështetjen e duhur për të arritur suksesin dhe për të shkruar historinë e klubeve kosovare në Europë.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton paralajmëron Verstappen e “Red Bull”: Asgjë nuk ka përfunduar

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Nga fitorja 6-2 te ajo 3-0, Barcelona është zot në “Bernabeu” (GRAFIKU)

Delo.autor

FUTBOLLI I PARALIZUAR NGA KORONAVIRUSI/ UEFA nuk dorëzohet: Championsi të përfundojë edhe pas 15 gushtit

Delo.autor

Leave a Comment