Futboll Sport

ZYRTARE/ Solomon rikthehet në elitën e futbollit kroat, ish-sulmuesi i Partizanit firmos për…

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilios Solomon, do të vazhdojë karrierën në Kroaci. Lajmi për rikthimin e 25-vjeçarit te skuadra e Istrës është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit”.

Solomon ka veshur më herët fanellën e këtij ekipi, në sezonin 2016-2017. Pas aventurës së shkurtër me Qadsian në Katar, nigeriani ka vendosur të rikthehet sërish në futbollin kroat për të kontribuar për Istrën, që sezonin e ardhshëm do të militojë sërish në Superligës teksa arriti të mbijetonte në fund.  Gjatë sezonit 2016-2017, Solomon u aktivizua 33 ndeshje me kroatët e Istrës, duke shënuar 7 gola.

Vlen të theksohet fakti, se ditët e fundit u përfol për një rikthim të mundshëm te Partizani, por në fund 25-vjeçari zgjodhi Kroacinë.

Related posts

Lacio zhgënjen dhe i duhet fitorja në Ukrainë, Strakosha bën sa mundet

Q.Autor

I TRANSFERUAR NË VERË TEK BRESCIA/ Balotelli “kërcënon” kampionët e Italisë: Peshoj sa në kohën kur isha 20 vjeç

Delo.autor

Milani i dorëzohet Juventusit, Gattuso: Paguam gabimet e rinisë…

Sadik.Autor

Leave a Comment