Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus kërkon të “rrëmbejë” mesfushorin e Premier League…

Vetëm blerjet e Ramseit dhe Rabio, duket se nuk janë mjaftueshëm për Sarrin. Siç raporton “Marca” në Spanjë, trajneri i Juventusit ka kërkuar edhe një përforcim tjetër në mesfushë, dhe emri që qarkullon është ai i Kristian Eriksen.

kristian eriksen

27-vjeçari danez i Totenhemit, duket se nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon vitin tjetër, sepse e quan të mbyllur aventurën e tij në Londër pas 6 sezonesh. Pista “Real Madrid” dukej më e mundur për mesfushorin e londinezëve, por teksa madrilenët kanë objektiv kryesor Pol Pogba, sytë nga ish-mesfushori i Ajaksit i ka hedhur Juventusi.

“Zonja” ka mundësi të merret vesh me Totenhemin, pasi ditët e fundit për një kalim tek “Spërsat”, flitet edhe rreth Paulo Dibalës. Për Sarrin, Eriksen do ishte lojtari i duhur për të bërë lidhjen mes linjave, por edhe për të lëvizur majtas apo djathtas edhe në mesin e fushës.

Related posts

U TALL ME KORONAVIRUSIN/ Dele Ali e pëson keq, ja sa e dënojnë

Delo.autor

FIORENTINA-MILAN/ Skuadra e Piolit kërkon të rikthehet tek triumfi, Ibrahimovic titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U LARGUA NGA MILAN/ Portieri Donnarumma pa klub, nuk ka asnjë ofertë konkrete. Gati të bëjë prapakthehu

Delo.autor

Leave a Comment