Futboll Sport

EMANUELE NDOJ PËSON DËMTIM/ Brescia gjen zëvendësuesin e mesfushorit shqiptar…

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Emanuele Ndoj, kishte nisur përgatitjet me Brescian, teksa këtë sezon do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian.

Por, mesfushori nuk ka pasur fatin nga ana e tij, teksa ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës, ndërsa është detyruar të largohet nga grumbullimi i skuadrës.

Edhe pse ende nuk është qartësuar koha e nevojshme që 22-vjeçarit do t’i nevojitet për t’u rikthyer, Ndoj me shumë mundësi do të humbasë javët e para të kampionatit.

Duke qenë se në sezonin e kaluar, Ndoj ishte nga më të mirët në radhët e Brescias, drejtuesit e kishin menduar si një lojtar formacioni edhe në Serinë A.

Por, dëmtimi ka ndryshuar planet, teksa tashmë klubi do të ndërhyjë në merkato për të  gjetur zëvendësuesin e shqiptarit.

Në vëmendje është lojtari franko-maroken i Nancy, Amin Basi. Megjithatë, pavarësisht dëmtimit, mesfushori do të ketë kohën e duhur për të treguar edhe njëherë cilësitë e tij dhe për të rifituar pozicionin e titullarit.

Related posts

TRAJNERI PIOL ME DHIMBJE KOKE/ Dy futbollistë humbasin sfidën ndaj Juventus, ja situata aktuale tek “Kuqezinjtë”

Delo.autor

(VIDEO) Lyon mposht PSG-në, Depay shënon gol spektakolar në fund të ndeshjes

Q.Autor

JUVE ARRATISET/ Ancelotti: Dështimi na mëson, ndaj Chievo njëlloj si në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment