Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA “DJAJTË E KUQ”/ Një “Like” në Instagram zbulon klubin e ardhshëm të Dybala (FOTO)

Ka raportime kontradiktore për të ardhmen e Paulo Dybalas.

Sulmuesi argjentinas ka pëlqyer një postim në Instagram ku i kërkohej që të refuzonte Manchester United.Juventus thuhet se ka rënë dakord në një marrëveshje shkëmbimi me United, që do ta shohë Romelu Lukakun të bashkohet me kampionët italianë dhe Dybala të lëvizë në drejtim të kundërt.

Përfaqësuesit e Dybala janë në Angli duke folur me United për sa i përket kushteve personale por siç duket Dybala nuk ka dëshirë të veshë fanellën e “Djajve të Kuq”.

Një tifoz i Juventusit komentoi në një postim të Dybalas, duke i kërkuar atij të qëndronte në klub, të bëhej kapiteni i tyre dhe të ndiqte gjurmët e legjendës Alessandro Del Piero.

Dybala e pëlqeu komentin, duke nxitur spekulimet se ai dëshiron qëndrimin në Torino.

Related posts

“JAM TIFOZ I UDINESES”/ Edi Reja: Ja cili lojtar i Kombëtares do të ishte ideali për “bardhezinjtë”

Delo.autor

Tronditet futbolli, mbrojtësi 21 vjeçar gjendet i vdekur (FOTO)

Q.Autor

Real Madrid vuan me vendin e fundit, e shpëton Benzema

Delo.autor

Leave a Comment