Futboll Seria A Sport

LËVIZË GURËT PËR TË BINDUR HIGUAIN/ Roma tenton ta “joshë” me ofertën e veçantë

Drejtuesit e Romë kërkojnë me çdo kusht të transferojnë këtë verë sulmuesin Gonzalo Higuain. Argjentinasi është rikthyer te Juventusi, mirëpo nuk është në planet e bardhezinjve. Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër’”është e gatshme ta dërgojë lojtarin në kryeqytetin italian, por sulmuesi nuk duket i bindur dhe kërkon të qëndrojë në Torino.

Por, Roma do të lëvizë të gjithë gurët për të bindur Higuain, ndërsa së fundmi po mendojnë t’i ofrojnë edhe shiritin e kapitenit, si provë e besimit të plotë ndaj tij. Ndërkohë, kapiteni aktual i verdhekuqve është Alesandro Florenci, por mbrojtësi ka përfunduar në merkato dhe posti i kapitenit do të ishte i lirë për Higuain.

Në këtë mënyrë, Roma do të kishte edhe zëvendësuesin perfekt të Edin Xhekos, i cili është një hap larg Interit. Por, tani topi është në fushën e Higuain, që duhet të marrë një vendim nëse do ta pranojë ofertën për të qëndruar në Itali.

Related posts

NGA KANE TE CHIESA/ Bayern si kantier ndërtimi, yje të shumtë priten në Mynih

F.autor

NUK E DINIM/ Moderatorja SEKSI zbulon skuadrën e zemrës në Shqipëri: Ekipi më i mirë…(FOTO)

Isa.Autor

NOTAT, SHQIPËRIA/ Memushaj i jep frymëmarrje skuadrës, Lenjani i padukshëm. Reja gabon me…

Delo.autor

Leave a Comment