Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta. Rezultati 2-0

Është duke u luajtur në Letoni sfida mes Ventspils dhe Teutës e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës. Skuadra e Shkëmbit do të kërkojë një rezultat pozitiv në transfertë, teksa shpreson te kualifikimi për në raundin tjetër.

teuta

Ndërkohë, skuadra letoneze që sezonin e kaluar shkatërroi Luftëtarin, kërkon një tjetër sukses ndaj ekipeve shqiptare.  Tekniku korçar ka bërë publik edhe formacion zyrtar për këtë përballje, teksa e vetmja surprizë mund të konsiderohet aktivizimi nga minuta e parë e Beqjas dhe lënia në stol e mesfushorit Gashi.

bandicam 2019-07-11 16-51-29-629

LIVE| VENTSPILS – TEUTA 2-0

Serihiçuk 5′ , Ulimbasevs 77′ 

KOMENTI LIVE: 

77′ GOL VENTSPILS 2-0/ Letonezët shënojnë edhe golin e dytë me anë të futbollistit Ulimbasevs, i cili pas një kombinimi të bukur brenda zonës nuk fal duke mposhtur për herë të dytë Hidin. 

72′ Kallaku provon me një gjujtje fluturimthi në hyrje të zonës, por nuk koordinohet siç duhet, topi përfundon jashtë kuadratit.

69′ Pranë golit të dytë Ventspils me anë të numrit 15-të, Tosin, i cili shumë pranë vijë fatale nuk arrin të shtyjë topin drejt rrjetës.

67’ Ventspils largon nga loja autorin e golit, Serhiçuk, në lojë Svarups.

61′ Zëvendësim i parë te Teuta, largohet Beqja, vendin e tij e zë Arlind Kalaja.

51′ Beqja shkarkon të djathtën nga jashtë zonës, gjuajtja e futbollistit të Teutës është qëndrore dhe përfundon në duart e portierit.

50′ Ulimbasevs provon me një goditje të rrezikshme drejt portës, topi ndalet nga mbrojtësit e Teutës.

46′ Starton pjesa e dytë, Teuta në kërkim të golit të barazimit.

Related posts

BAYERN MUNICH-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi, shënon Mane

Delo.autor

FLET PËR ECURINË E MILANIT/ Christian Panucci: Skuadra rritet pak nga pak nëse arrin…

Delo.autor

KOMENTATORI ARAB NUK I REZISTON DOT/ “Shkrihet” pas tifozes ruse. Shikoni kur i këndon live (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment