Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta. Rezultati 3-0

Është duke u luajtur në Letoni sfida mes Ventspils dhe Teutës e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës. Skuadra e Shkëmbit do të kërkojë një rezultat pozitiv në transfertë, teksa shpreson te kualifikimi për në raundin tjetër.

teuta

Ndërkohë, skuadra letoneze që sezonin e kaluar shkatërroi Luftëtarin, kërkon një tjetër sukses ndaj ekipeve shqiptare.  Tekniku korçar ka bërë publik edhe formacion zyrtar për këtë përballje, teksa e vetmja surprizë mund të konsiderohet aktivizimi nga minuta e parë e Beqjas dhe lënia në stol e mesfushorit Gashi.

bandicam 2019-07-11 16-51-29-629

LIVE| VENTSPILS – TEUTA 3-0

Serihiçuk 5′ , Ulimbasevs 77′ , Tosin 88′ 

KOMENTI LIVE: 

88′ GOL VENTSPILS 3-0/ Shkërmoqen “djemtë e detit”, vendasit shënojnë edhe golin e tretë me anë të Tosin, i cili del i vetëm nga e majta, godet saktë duke e kaluar topin poshtë këmbëve të Hidit. 

85′ Zëvendësim i dytë te Teuta, largohet nga fusha, Todorovski, vendin e tij e zë sulmuesi Nikaç.

84′ Pranë golit Teuta me anë të Bushiç, i cili provon me një kthesë të bukur brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën.

77′ GOL VENTSPILS 2-0/ Letonezët shënojnë edhe golin e dytë me anë të futbollistit Ulimbasevs, i cili pas një kombinimi të bukur brenda zonës nuk fal duke mposhtur për herë të dytë Hidin. 

72′ Kallaku provon me një gjujtje fluturimthi në hyrje të zonës, por nuk koordinohet siç duhet, topi përfundon jashtë kuadratit.

69′ Pranë golit të dytë Ventspils me anë të numrit 15-të, Tosin, i cili shumë pranë vijë fatale nuk arrin të shtyjë topin drejt rrjetës.

67’ Ventspils largon nga loja autorin e golit, Serhiçuk, në lojë Svarups.

61′ Zëvendësim i parë te Teuta, largohet Beqja, vendin e tij e zë Arlind Kalaja.

51′ Beqja shkarkon të djathtën nga jashtë zonës, gjuajtja e futbollistit të Teutës është qëndrore dhe përfundon në duart e portierit.

50′ Ulimbasevs provon me një goditje të rrezikshme drejt portës, topi ndalet nga mbrojtësit e Teutës.

46′ Starton pjesa e dytë, Teuta në kërkim të golit të barazimit.

Related posts

Shkarkohet Kovac? Presidenti i Bajernit me këtë deklaratë frikëson të gjithë

Isa.Autor

KËRKOHET NGA INTER/ Talenti shqiptar i mahnit të gjithë dhe futet në histori me golin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Modriç: Këtu jemi prej Daliçit, gjithmonë e kam ëndërruar këtë ditë dhe ja dola…

Isa.Autor

Leave a Comment