Futboll Seria A Sport

ME LEUCEMI AKUTE/ Mihajloviç: Qava dy ditë, i mbyllur në dhomë dhe…

Bota e futbollit në Itali u trondit mëngjesin e sotëm, kur mediat njoftuan se Sinisa Mihajloviç nuk do të jetë më trajner i Bolognës, për shkaqe shëndetësore, ndërsa para pak minutash ishte vetë trajneri serb që sqaroi gjithçka në një konferencë për shtyp.

Me një karakter të fortë, që e ka shoqëruar edhe në karrierën e tij si futbollist e si trajner, Mihajloviç zbuloi se është diagnostikuar me Leucemi akute dhe se ka vendosur të luftojë sëmundjen e ta mposhtë atë.“Doja që lajmin ta jepja vetë dhe prita më shumë respekt për privatësinë time, por disa gazeta, për të shitur 100 apo 200 kopje më shumë, zgjodhën të hedhin poshtë miqësinë 20-vjeçare me mua. Kisha temperaturë dhe nuk udhëtova me skuadrën, por shkova për një kontroll rutinë, nga ku zbulova se kisha leucemi. Kalova ditë di mbyllur dhe duke qarë, por në fund vendosa të vazhdoj përpara dhe të luftoj sëmundjen, deri sa ta mposht atë. Unë në jetë asgjë nuk e kam marrë dhuratë dhe më është dashur të luftoj shumë për të ardhur deri këtu, ndërsa tani jam gati të luftoj edhe më shumë, për të shkuar përpara dhe për të mposhtur sëmundjen”, tha serbi.

Më pas fjalën e mori drejtuesi i Bolognës Walter Sabatini, i cili konfirmoi se trajneri serb do të vijojë punën në stolin e kuqebluve, pasi ky ishte një vendi i përbashkët mes Mihajloviç dhe klubit.

“Kemi vendosur që trajneri ynë të vijojë të jetë Mihajloviç. Kjo nuk është një zgjidhje humane, por sepse jemi të bindur që ai është më i miri, edhe duke mos qenë në 100 % të formës së tij”, tha Sabatini.

Related posts

NDRYSHON LËKURË/ Inter zyrtarizon fanellën që do përdorë në ndeshjet udhëtuese (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Mohamed Salah na zbulon dhe një aftësi tjetër, ja çfarë ka arritur të bëj egjiptiani (VIDEO)

Delo.autor

TRAJNERI GREK NË GJYQ PËR PËRDHUNIMIN E SPORTISTES/ Rrëfimi i ish-kampiones: U përpoqa ta ndaloja

Delo.autor

Leave a Comment