Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Mbappe refuzon rinovimin e PSG-së, sulmuesi zgjedh ekipin e ri

Kylian Mbappe ka refuzuar të rinovojë kontratën me PSG-në.

Ky është pretendimi i medieve franceze të cilat raportojnë se 20-vjeçari i talentuar është lodhur duke qëndruar nën hijen e Neymar-it dhe po kërkon të transferohet në një klub tjetër evropian.

Kampioni i botës synon që në verën e vitit 2020 të shitet drejt një tjetër kampionati dhe Real Madridi është klubi që e do. Madrilenët e duan me patjetër dhe janë gati të bëjnë çmenduri vitin e ardhshëm duke formuar sërish një ekip galaktik me ardhjen e Mbappes.

Sulmuesi kërkon të dalë nga kampionati francez dhe me Cristiano Ronaldon e Lionel Messin që janë në përfundim të karrierës. Mbappe ka lëshuar deklarata të forta për lidershipin e tij te PSG dhe duket se nuk është më i lumtur në skuadër.

 

El Bernabéu@elbernabeucom

🔴 | Mbappé se niega a renovar por el PSG y se acerca al Real Madrid para 2020 http://ww.elbernabeu.com/R8sMHg 

View image on Twitter
77 people are talking about this

Related posts

“PËRGJAKJA” E SUPERSFIDËS/ Tetë persona nën hetim për vrasjen e “ULTRASIT” të Interit

Delo.autor

FUND I PABESUESHËM NË TUNIZI-MALI/ Ndeshja mund të përsëritet pas gafës së arbitrit (VIDEO)

Delo.autor

Shkëmbimi Pato-Kalinic, eksperti i merkatos jep përgjigjen zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment