Futboll Gossip Sport

“TË KA LALI SHPIRT…”/ Kaçe ”detyron” grekët të këndojnë shqip

Ekipi i PAOK po zhvillon fazën parapërgatitore në Holandë, aty ku do të ketë dhe sfidën e madhe në kualifikueset e Champions League. Atë ndaj Ajaxit të Amsterdamit e cila vitin e kaluar ishte ”hirushja” e këtij kompeticioni. Grekët po zhvillojnë një fazë të mirë pasi kanë fituar disa miqësore.

Frymën e mirë në ekip lojtarët e tregojnë dhe gjatë kohës së pushimit. Lojtarët kanë organizuar një koncert brenda hotelit të tyre në Holandë ku lojtarët ishin të detyruar të këndonin nga një këngë. Shqiptari Ergys Kaçe edhe pse është rritur që i vogël në Greqi, flet më mirë gjuhën greke sesa shqipen si dhe disponon të dyja pasaportat nuk nguroi të këndojë shqip. Edhe pse më parë Kaçe është dënuar nga ekipi i PAOK për shfaqjen me simbole kombëtare të Shqipërisë kësaj radhe duket se situata është zbutur.

Mesfushori shtatshkurtër nga Korça zgjodhi të këndojë këngën ”Të ka lali shpirt” të Silva Gunbardhit, Mandi Nishtullës dhe Dafi Dertit. Këngë e cila është shumë e njohur në Ballkan pasi në fund të 2015 ishte kënga më e dëgjuar shqiptare ndërsa deri në vitin 2018 mbante vendin e dytë.

Madje ajo çfarë ra në sy është se grekët jo vetëm dëgjonin me kënaqësi dhe duartrokisnin, por një prej tyre portieri titullar i ekipit Alexandros Paschalakis i cili luan edhe për kombëtaren greke ju bashkua Kaçes duke kërcyer dhe kënduar.

Në PAOK ka lojtarë të kombësive të ndryshme. Kujtojmë se nga Shqipëria janë Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj ndërsa nuk mungojnë grekë, portugezë, suedezë, serbë, brazilianë, holandezë, nigerianë, islandezë, marokenë, spanjollë, kroatë, polakë dhe nga Kape Verde.

Related posts

Lukaku braktis Raiolan, menaxheri i ri është ylli i muzikës

Sadik.Autor

Moto GP, çfarë rivaliteti edhe mes Padock Girls

Sadik.Autor

Polemika te Honda, Crutchlow akuzon hapur për motorin

Sadik.Autor

Leave a Comment