Futboll Sport

NDIZET ATMOSFERA NË “SELMAN STËRMASI”/ Tifozët e kuq ofendime ndaj Liridon Latifit

Do të luhet në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja e parë mes Partizanit dhe Sherif Tiraspolit, për turin e dytë të Ligës së Europës.

partizani nxehje

Të dyja skuadrat e kanë të qartë synimin e tyre, për të marrë një rezultat pozitiv, përsa i përket ndeshjes së kthimit.

Trajneri Franko Lerda ka hedhur në fushë nga minuat e parë Brojën, Kordeiron dhe Solomon, ndërkaq në sy bie se Mensah dhe Asani nuk janë në formacionin startues. Tekniku italina ka bërë jo pak ndryshime në këtë sfidë të rëndësishme për të kuqtë.

67060115_2329147477192509_2754734075955642368_n

Nga ana tjetër nga minuta e parë do të nisë sfidën për Sherifin, shqiptari Latifi.

 

17:30 | Partizani-Sherif Tiraspol

 

KOMENTI LIVE

17:00 | Ajo që bie në sy në radhët e Partizanit, është se dy lojtarët e repartit të avancuar, Emanuel Mensah, si dhe Lukas Kardozo, nuk janë as në stolin e rezervave. Trajneri Lerda ka preferuar t’i lërë të dy të ndjekin ndeshjen nga tribuna.

67086008_853429221723532_147588897495318528_n

16:45 | Të dyja ekipet kanë dalë në nxehjen para ndeshjes, por ajo që bie në sy, është se në drejtim të Liridon Latifit në radhët e Sherifit, ka pasur edhe sharje. Gjithsesi, ish-futbollisti i Skënderbeut, ka vazhduar normalisht fazën e nxehjes, bashkë me shokët e skuadrës.

67812976_354149095280119_167841996168232960_nsherifi

 

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Telushi, Mala, Kordeiro, Solomon, Çinari. Trajner: Franko Lerda.

Sherif Tiraspol: Mikuliç, Kristiano, Muzek, N’Djae, Balima, Kendish, Anton, Hordeienko, Latifi. Tambe, Boban. Trajner: Zoran Zekiç

Related posts

RRËFIMI UNIK NGA IZOLIMI PREK KORONAVIRUSIT/ Capello: Ditët pa futboll janë shumë, shumë të gjata

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Sulmuesi Uzuni realizon një “PERLË” dhe rihap sfidën për Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

“KEMI 28 VITE QË NUK FITOJMË ME MILANIN”/ Inzaghi kërkon të thyejë “tabutë”

F.autor

Leave a Comment