Futboll Premier League Sport

NË KËRKIM TË ZËVENDËSUESIT TË POGBA/ “Djajtë e Kuq” gati 75 milionë euro për yllin e Serie A…

Pol Pogba do të largohet nga Mançester Junajtid, dhe “djajtë e kuq”, janë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Sipas “SportMediaset”, drejtuesit e Junajtid kanë zgjedhur mesfushorin e Lacios, Milinkoviç-Saviç, si zëvendësuesin e 26-vjeçarit.

Lojtari serb pëlqehet shumë nga trajneri Solskjaer, dhe drejtuesit pritet t’ia plotësojnë këtë dëshirë. Anglezët mendohet se kanë bërë një ofertë, prej 75 milionë eurosh në drejtim të italianëve.sergej-milinkovic-savic-lazio-940x530

Për lojtarin skuadrat angleze interesoheshin edhe një vit më parë, por nuk arritën një marrëveshje për shkak të kërkesave të larta nga presidenti Lotito, i cili kërkonte 120 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit. Por, tani situata ka ndryshuar sepse lojtari kishte disa paraqitje të dobëta, dhe vlera e tij ka rënë.

Related posts

Skënderbeu nuk ndalet, talenti korçar transferohet në Spanjë

Q.Autor

Dalipi shumë pranë largimit, Partizanit i “troket në derë” trajneri i ri

Sadik.Autor

FITOI KUPË E BOTËS/ Griezmann zbulon vendimin më të vështirë të karrierës

Isa.Autor

Leave a Comment