Futboll Sport

NGA YJE NË TË URRYER NGA TIFOZËT/ Ja si ndryshoi karriera e kampionëve (FOTO)

Në momentet që prezantohen në skuadrat e reja, duket sikur prekin qiellin me dorë. Tani Nejmar dhe Bejl janë të padëshiruar në Madrid dhe Paris. Arsyet janë të ndryshme, por shërbejnë për të treguar transformimin që pësojnë këta lojtarë në pak kohë. Nuk janë të parët, por nuk do të jenë as të fundit.

garet bejl

BEJL- Uellsiani u transferua në verën e vitit 2013 dhe u shndërrua në një nga idhujt e tifozërisë madrilene së bashku me Kristiano Ronaldon. Goli që shënoi në debutimin kundër Vijarealit në shtator shërbeu për ta kurorëzuar si heroin e ri, tek i cili besohej verbërisht. 22 gola dhe 16 asiste në sezonin e parë premtonin një të ardhme të ndritur, ndërsa tani është në mes të katër rrugëve dhe kërkon një destinacion të ri për të ardhmen e tij. Dëmtimet dhe prezenca e Ronaldos e penguan shumë rritjen e tij.

grizman

GRIZMAN- Francezi ishte idhulli i tifozëve të Atletikos, por këta të fundit nuk do ta përtypin dot kalimin e tij te Barcelona. Me siguri që do ta fërshëllejnë, edhe pse bashkë kaluan momente të bukura.

nejmar

NEJMAR- Aventura e shkëlqyer dhe e lavdishme e brazilianit në Paris ka qenë më e shkurtër sesa ajo e Bejlit në Madrid. U transferua në vitin 2017 dhe prezantimi i tij ishte i denjë për një film. Zgjati shumë pak, sepse te PSG-ja u transferua edhe Mbape. Disa detaje nuk i pëlqyen tifozërisë franceze. Festimi i ditëlindjes pas humbjes me Lionin dhe deklaratat publike për një largim të mundshëm sollën krisjen përfundimtare. Tani kërkon rikthimin te Barcelona.

Zlatan-Ibrahimovic-1033656

IBRAHIMOVIÇ- U transferua nga Interi drejt Barcelonës në vitin 2009 për të qenë shoku i repartit të Mesit, por u largua nga dera e pasme pas shumë polemikash. Agjenti i tij sulmonte Pep Guardiolën dhe 21 golat e shënuar nga suedezi nuk ishin të mjaftueshëm për të konsoliduar vendin në “Camp Nou”. Tifozëria e Barcelonës e pëlqente shumë një lojtar të tillë, por largimi i ftohu marrëdhëniet.

Aguero

AGUERO- Nga viti 2006 deri në vitin 2010, “El Kun” ishte një nga idhujt më të mëdhenj të tifozëve të Atletikos së Madridit. Një Superkupë dhe një Europa Ligë e bënë atë protagonist absolut me këtë fanellë, por largimi i tij nuk ishte i duhuri. Shkoi te Siti, por plani i tij ishte të transferohej te Reali i Madridit. Kjo bëri që tifozët ta merrnin inat. Vetëm një pakt burrash mes Perezit dhe Gil Martinit e ndaloi diçka të tillë.

KAKA- Shumë vështirë që një lojtar i tillë të urrehet, por sigurisht që tifozët madrilenë nuk mbetën aspak të kënaqur nga aventura e tij në Madrid. U transferua si yll i Milani , por me fanellën “galaktike” nuk e bëri dot kurrë diferencën.

Related posts

Kina do të bllokojë Inter-in edhe në 2018-ën

Q.Autor

CHAMPIONS/ Sulmuesi Morata dhuron spektakël dhe ndëshkon Dinamo Kiev (VIDEO)

Delo.autor

PREZANTOHET TEK GENOA/ Shevchenko: Me Italinë kam lidhje të veçantë, mbaj mend kur vija këtu si kundërshtar…

Delo.autor

Leave a Comment