Futboll Sport

“PËRPLASET” ME KLUBIN E SPORTIG/ Talenti portugez: Dua të luaj në Premier League tek…

Mesfushori portugez Bruno Fernandes, një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës këtë vit, ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u transferuar në Premier League sezonin tjetër. Në një intervistë për mediat portugeze, lojtari i Sporting pret që klubi ta lërë të lirë të largohet.

“Unë nuk e di nëse ky do të jetë sezoni im i fundit te Sporting. Do të jetë trajneri dhe klubi ata që do të vendosin. Mua më pëlqen të luaj në Angli, por për këtë nuk mendoj shumë. Nuk e di nëse kjo gjë do të ndodhë sezonin tjetër apo më vonë”, tha Fernandes.

Mesfushori 23-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën e Sporting. Gjithsesi, Manchester United është interesuar shumë për të, duke ofruar deri në 40 milionë euro, por Sporting kërkon 70 milionë. “Largimi im në Angli do të ndodhë kur të bien dakord të gjithë. Shpresoj sa më shpejt”, tha Fernandes.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E DIBALAS NGA JUVENTUS/ Agjenti i yllit argjentinas: Ne po punojmë me klubin për…

Delo.autor

Milan kërkon Cavanin për Donnarumman

Q.Autor

I MREKULLUAR NGA LAMTUMIRA/ De Jong përcillet në mënyrë fantastike nga tifozët e Ajax (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment