Futboll Sport

SHERIFF SUPRIZON ME BILETAT/ Shikoni sa kushton për të parë Demat në Moldavi

Ndeshja e kthimit mes Sherif Tiraspolit dhe Partizanit do të jetë një leksion jo vetëm për klubet shqiptare, por edhe ato moldave.

Shkak bëhet çmimi i biletave që kundërshtari i Partizanit ka vendosur për ndeshjen e 1 gushtit. Sipas mediave moldave, por edhe të vetë klubit të Sherifit, organizatorët e këtij takimi kanë vendosur që çmimet e biletave për sfidën e Ligës së Europës që luhet më 1 gisht, ora 19:00, në stadiumin kryesor të kompleksit sportiv të Sherifit, të nisin nga 21 leu (monedha kombëtare e Moldavisë) ose 20 rubla (monedha e shtetit autonom të Transnistria, e cila ka si kryeqendër Tiraspolin).

E përkthyer në lekë shqiptare, i bie që një tifoz mund ta shikojë ndeshjen Sherif Tiraspol-Partizani me 1 300 lekë (të vjetër), ose 130 lekë (të rinj). Me këtë çmim bilete, Sherifi kërkon që të ketë sa më shumë tifozë në stadium ndaj Partizanit, pasi është parë një zbehje e pranisë së tifozëve në periudhën e fundit.

Ky çmim bilete ka suprizuar edhe tifozëritë kundërshtare të Sherifit në Moldavi, të cilët kanë kërkuar që edhe klubet e tyre të marrin shembull nga ky rast.

Related posts

MOVIOLA E DINAMO-VLLAZNIA/ Hamiti toleron dy ndërhyrje të rënda (VIDEO)

Delo.autor

TRANSFERIMI TEK “DJAJTË E KUQ” NË DYSHIM/ Paulo Dybala kërkon këshillën e Ronaldos, ja çfarë i thotë portugezi

Delo.autor

Sot, Watford-Chelsea dhe Lazio-Genoa, blutë dhe bardhekaltrit synojnë rikthimin te fitorja

Q.Autor

Leave a Comment