Futboll Sport

PARA NDESHJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Barak Bakhar i druhet: Nuk e njohim aspak këtë ekip dhe kjo…

Hapoel Ber Sheva vjen në ndeshjen e sotme me Laçin si favorit, pasi është një ekip me shumë përvojë në Kupat e Europës, por edhe me më shumë kualitet. Trajneri Barak Bakhar ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore me të tijtë ne stadiumin e Laçit, ku ka dhënë udhëzimet e fundit.

Në konferencë për shtyp ai ka folur shkurt, duke thënë se nuk ka asnjë njohuri për kurbinasit dhe kjo e bën më të vështirë ndeshjen për ekipin e tij.

“E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë me Laçin. Duhet të pranoj se nuk e njohim aspak këtë ekip dhe kjo mendoj se na e vështirëson edhe më shumë punën. Megjithatë, ne kemi ardhur këtu për të marrë një rezultat pozitiv, duke e vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.

Na duhet të bëjmë një lojë të kujdesshme për të marrë rezultat pozitiv, që ta kemi më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit”, ka theksuar trajneri i Hapoel Ber Shevës një ditë para ndeshjes. Ai ka në dispozicion lojtarë me nivel të lartë dhe me përvojë, ku veçohet sulmuesi Ben Sahar, por edhe të tjerë si Haselbaink e Marin. Në arenën ndërkombëtare ata janë lojtarë që bëjnë diferencën.

Related posts

ÇFARË ËSHTË PAJISJA QË IU VU ERIKSEN? Funksioni, kush ka nevojë për të dhe si jeta me këtë aparat

Delo.autor

“JETOJA SI NJË ROCK-STAR”/ Uesli Snajder rrëfen jetën e shfrenuar si futbollist: Shoku më i mirë ishte shishja e vodkës

Delo.autor

FOTOLAJM/ Nedim Bajrami zyrtarisht “kuqezi”, mesfushori shqiptar pozon me…

Delo.autor

Leave a Comment