Futboll Premier League Sport

PAS NDESHJES MIQËSORE/ Pep Guardiola i jep një mësim Aleix Garcias (VIDEO)

Për teknikun  Pep Guardiola nuk ka rëndësi nëse është ndeshje miqësore apo ndeshje kampionati.

Ai është përherë i njëjti dhe në çdo moment përpiqet që t’i transmetojë futbollistëve të tij atë çka ai dëshiron nga ta në fushën e lojës.

Këtë e ka provuar dje Aleix Garcia, i sapo kthyer nga huazimi te Girona. AI luajti shumë mirë në 20 minutat e fundit të sfidës që Mançester Siti fitoi dje 4-1 ndaj West Ham. Por menjëherë pas ndeshjes, në vend që të merrte përgëzimet nga trajneri, ai mori një leksion falas futbolli nga Guardiola.

Ky i fundit e mbajti lojtarin në fushë duke i shpjeguar lëvizjet që duhej të kishte bërë në një moment të caktuar të lojës, duke i bërë të kuptonte 22-vjeçarit si të përmirësonte sa më shumë lojën e tij.

Duket se djaloshi e ka vlerësuar jashtë mase këtë leksion të spanjollit. “Mësuesi më i mirë”, shkruante futbollisti në Tëitter ku postoi edhe videon e “shpjegimit” të Guardiolës pas ndeshjes, e cila është kthyer në virale dhe ka pushtuar rrjetet sociale.

Related posts

“KIRURGU” KROS DHE SURPRIZA PIKE/ Ja sekretet e sezonit në La Liga. Portieri me më shumë pritje është…

Delo.autor

PARTIZANI-TEUTA/ “Të Kuqtë” përfitojnë një penallti, Zhunior nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ndizet sfida në “Puskás Aréna”, Portugalia realizon dy gola për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment