Futboll Seria A Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ INTER/ Ronaldo shpreh vlerësimet maksimale: Ndjejë kënaqësi të luaj ndaj tyre…

Sot u luajt ndeshja në kuadër të Internatioal Champions Cup midis Juventusit dhe Interit.

Ekipi “bardhezi” arriti të fitonte pas goditjeve të penalltive pasi koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.

Në minutën e 10-të, nga një goditje këndi, blerja e bujshme e Juventusit, Matthijs De Ligt, shkakton një  autogol. Por Ronaldo në minutën e 68-të nga një goditje dënimi, me topin që devijohet dhe përfundon në rrjetë, barazon shifrat, 1-1.

Pas përfundimit të ndeshjes kundër skuadrës “zikaltër”, ku u shpall dhe lojtari më i mirë i ndeshjes, CR7-ta u ndal të fliste për mikrofonat e “Sport Italia”, ku u pyet fillimisht për ndjenjën që përjetoji në Kinë.

“Është kënaqësi të jesh këtu, tifozët ishin fantastikë dhe na dhanë shumë mbështetje si mua ashtu dhe ekipit”, tha Ronaldo.

Më pas 5 hërë fituesi i topit të artë u pyet për ekipin kundërshtarë, ku rivaliteti i tyre vazhdon dhe në futbollin italian.

“Të luash ndaj Interit është gjithmonë e mrekullueshme, sepse ata janë një nga rivalët tonë më të vështirë.

Kanë një ekip të fortë dhe një trajner të shkëlqyer, për këtë është kënaqësi të luash ndaj tyre edhe në fazë përgatitore, për miqësore me kaq shumë mbështetje.

Jemi të lumtur që fituam ndeshjen dhe mendoj se e merituam”, përfundoj portugezi.

Ronaldo i ka shënuar Interit dy gola në tre ndeshje, një në ndeshjen e dytë të sezonit të kaluar dhe një sot në miqësore.

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori i Realit arrin akordin me Chelsea

Delo.autor

I dashuruar pas Turqisë, futbollisti SHQIPTAR prezantohet tek Silopispor

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Diaz bën Real Madrid-in të pendohet, por Milan ka një avantazh të madh

Delo.autor

Leave a Comment