Boks Sport Të tjera

PRITET NJË DUEL “TITANËSH”/ Thurman kërcënon legjendën: Do ta shkatërroj brenda pak…

Mëngjesin e së dielës do të zhvillohet në Las Vegas dueli i peshës “welter” (pesha 63-67kg) në boks mes dy kampionëve, filipinasit Manny Pacquiao dhe amerikanit Keith Thurman. Një sfidë që pritet me interes dhe parashikohet e fortë. Dy boksierët kanë kryer sot peshimet zyrtare dhe gjithçka ka shkuar mbarë, ndaj tani fjalën e fundit e ka ringu.

Thurman, 29 fitore e asnjë humbje në karrierë, ka kërcënuar rivalin filipinas. “Edhe pas kësaj sfide unë do të jem i pamposhtur. Manny do ta ndjejë që në raundin e parë fuqinë time dhe do ta kuptoj se përse nuk kam asnjë humbje. Do ta godas fort në trup. Është më i shkurtër se unë dhe do ta përdor gjithë avantazhin për ta goditur fort”, tha Thurman.

“Është 40 vjeç dhe do ta ndjejë peshën e një rivali më të ri. Objektivi im është që ta shkatërroj në ring, ta fitojë duelin me KO. E kam studiuar mirë dhe kam vërejtur se ai ka shumë të meta në mënyrën se si bokson, të cilat do t’i shfrytëzoj”, u shpreh Thurman.

Related posts

MERKATO E VERËS/ U largua nga Kukësi, Nderim Nexhipi merr drejtimin e klubit të njohur kosovar…

Delo.autor

Berlusconi, këshillë Milanit: Luani kështu dhe do fitoni me disa gola derbin! (SKEMA)

F.autor

TËRMETI TRAGJIK/ “Ultras Guerrils” marrin nismën bashkë me klubin e Partizanit: Ndihmoni sadopak për të lehtësuar tmerrin…

Delo.autor

Leave a Comment