Tennis

SIMONA HALEP MPOSHT SERENA WILLIAMS/ Bëhet tenistja e parë rumune që fiton Wimbledonin

Simona Halep ka dhuruar një shfaqje spektakolare në Center Court duke fituar për herë të parë trofeun e Wimbledonit.

Tenistja nga Rumania bëri një paraqitje fantastike, duke i mohuar Serena Williamsit titullin rekord të 24-të në Grand Slam.

Simona Halep setin e parë e fitoi 6-2 për 26 minuta. Edhe pse Williams e rriti performancën e saj në setin e dytë, Halep shpërtheu në vazhdim.

Edhe pse paraqitja e kampiones së botës në tenis ishte e mirë në fillim, tenistja rumune nuk e humbi asnjëherë përqendrimin e saj.

Halep po ashtu i mohoi Serena Williamsit që ta barazonte rekordin për më shumë tituj të Grand Salmit, që mbahet aktualisht nga Margaret Court.

Përballja e finales u zhvillua për më shumë se një orë, ndërsa tenistja rumune fitoi dy herë me rezultat të njëjtë në sete, 6-2 dhe 6-2.

Related posts

GRAND SLAM “US OPEN”/ Tenistja Serena Williams kualifikohet në raundin tjetër, eliminohet…

Delo.autor

TENISI NË KAOS/ Anullohet turneu i parë post-pandemisë, edhe “US Open” në dilemë

Delo.autor

NUK DI TË NDALET/ Federer ka një plan të veçantë për të ruajtur formën

Isa.Autor

Leave a Comment